Roma po ia vazhdon ‘dështakut’ kontratën

Roma ka filluar t’i bëjë planet për transferimet e afatit kalimtar të kësaj vere.

Merkato

22/04/2019 10:27

Roma po mendon t’i bëjë disa transferime, por është duke e planifikuar edhe rinovimin e kontratave të disa lojtarëve.

Skuadra italiane dëshiron ta rinovojë kontratën e Stephan El Shaarawy, përcjell lajmi.net nga Calcimercao.

Forma e mirë e sulmuesit egjiptiano-italian, ka bërë që Roma t’i ofrojë atij kontratën e re.

Kontrata aktuale e Stephan El Shaarawyt skadon në qershor të vitit 2020, andaj romakët nuk duan ta humbin atë si lojtarë të lirë. /Lajmi.net/