Roma po e konsideron rikthimin e Montellas në pozitën e trajnerit

Roma nuk është duke arritur rezultate edhe aq të kënaqshme në edicionin e ri.

Sport

30/11/2018 18:31

Si pasojë e këtyre rezultateve, Eusebio Di Francesco mundtë shkarkohet nga pozita e trajnerit.

“Giallorossët” thuhet se mund të rikthejnë Vicenzo Montellan në krye të stolit, pasi Paulo Sousa është afër kalimit tek Southampton, shkruan “Football Italia”, transmeton lajmi.net.

Roma u kualifikua në fazën 1/16 në Ligën e Kampionëve, por u mposht nga Real Madrid, humbje kjo e cila në fund të ndeshjes u përcjell me vërshëllima nga tifozët.

Trajneri tashmë është në presion dhe thuhet ta ketë ndeshjen vendimtare këtë vikend, kundër Inter.

Montella është emri që prinë para Roberto Donadonit e Antonio Conte. Ish sulmuesi kishte fituar Scudetton në vitin 2001.

Ai është pa skuadër pasi së fundmi është shkarkuar nga skuadra e Sevillës. /Lajmi.net/