Roma nuk shfrytëzon gabimin e Milan, luan baras në derbin me Inter

Ka përfunduar edhe kryendeshja e javës në Serie A, ajo mes Inter dhe Romës.

Sport

20/04/2019 22:24

Skuadrat janë ndarë me barazim në ndeshjen që u luajt në ‘San Siro’, me rezultatin 1:1, shkruan lajmi.net.

Të parët që kaluan në epërsi në këtë takim ishin skuadra nga kryeqyteti, të cilët gjetën golin qysh në minutën e 14’.

Ishte Stephan El Shaarawy, ai i cili mirë depërtoi nga ana e majtë drejt qendrës, për të lëshuar një goditje të bukur me të djathtën e cila përfundoi në rrjetë.

Në pjesën e dytë, me inkuadrimin e Mauro Icardi, sulmi i Inter gjeti vetën dhe filluan kërcënimet për portën e Romës.

Në miuntën e 61’, harkimin e mirë të D’Ambrosio e shfrytëzoi për mrekulli Ivan Perisic, i cili shënoi me kokë për të barazuar rezultatin.

Skuadrat patën mundësitë e tyre deri në përfundimin e takimit, por asnjëra palë nuk gjeti golin.

Ky barazim i shkon përshtati skuadrës së Milanos, e cila mbetet me një pikë para Romës, në garën e ashpër për një vend në top katërshen. /Lajmi.net/