Roma në zi, ndërron jetë ish presidenti i skuadrës

Futbolli italian ka pranuar një lajm të dhimbshëm sot, pasi ish presidenti i Romës ka ndërruar jetë.

Sport

14/04/2019 15:15

Ish presidenti i Romës, Giuseppe Ciarrapico ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare, përcjell lajmi.net.

Ciarrapico shërbeu në pozitën e presidentin në kohën para se të vinin dyshja Sensi – Mezzaroma.

I njohur si ‘Er Ciarra’, ishte shquar për politikat e mira me skuadrën e ‘Giallorossi’. Ai kishte ardhur në krye të skuadrës pas vdekjes së Dino Viola.

Ciarrapico e drejtoi skuadrën e Romës për dy vite (1991 – 1993). Ai kishte fituar Kupën e Italisë në Genoa, në vitin 1991.

Sot,futbolli italian ka pranuar lajmin e dhimbshëm për vdekjen e ‘Er Ciarra’. /Lajmi.net/