Roma në garë për Hysajn, mbrojtësi shqiptar ka luksin e zgjedhjes

Roma thuhet se ka monitoruar situatën e mbrojtësit të djathtë të Napolit Elseid Hysaj, por interesimi i tyre mund të kenë ardhur shumë vonë.

Sport

24/06/2019 22:21

Sipas Alfredo Pedulla të Sportitalia, të dy klubet u takuan sot për të diskutuar mbi marrëveshjen e Kostas Manolas të Romës ashtu edhe mundësinë e një lëvizjeje për mbrojtësin shqiptar.

‘Giallorossi’ mund të kenë nevojë për një mbrojtës të djathtë të pasi Alessandro Florenzi ka qenë i lidhur me Interin, ndërsa Rick Karsdorp dhe Davide Santon kanë qenë tërësisht jashtë forme sezonin që lamë pas, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, Pedulla paralajmëron se Atletico Madrid i siguruar shërbimet e Hysajt, pasi ka arritur marrëveshje prej 20 milionë eurove për Napolin.

Elseid Hysaj kaloi sezone fantastike me ekipin aktual, por që nga ardhja e Ancelottit ai ka qenë shpeshherë pjesë e rotacionit me Malcuit. /Lajmi.net/