Roma ndihmon në luftën kundër Coronavirusit, dhuron mijëra maska për spitalin e Spallanzani

Skuadra e Romës i është bashkuar luftës kundër Coronavirusit.

Sport

06/03/2020 20:45

Skuadra nga kryeqyteti italian ka kontribuuar në luftën kundër Coronavirusit, duke dhuruar mijëra maska për spitalin Spallanzani.

‘Giallorossi’ kanë bërë të ditur përmes faqes zyrtare të skuadrës së kanë dhuruar këtë donacion për qendrën mjekësore të qytetit të Romës.

Por, nuk janë vetëm maskat. Nga 10 marsi, kushdo që shkon në dyqanin e Romës, në ‘Piazza Colonna’, në qendër të Romës, do të pranojë një nga 2000 shishet e xhelit sanitizues që do të shpërndahen falas.

Kështu, edhe futbolli po jep kontributin në luftën kundër virusit Covid-19. /Lajmi.net/