Roma merr një lajm të madh para duelit me Inter

Kryendeshja e javës në Serie A do të luhet ndërmjet skuadrës së Romës dhe asaj të Inter.

Sport

19/04/2019 17:45

Në stërvitjen e zhvilluar dje të skuadrës së Romës, ylli i skuadrës, Stephan El Shaarawy ishte parë të stërvitet veçmas grupit.

Dyshime të mëdha kishte nga stafi mjekësor nëse lojtari do të mund të jetë i gatshëm për urdhrat e Claudio Ranierit, por sot është bërë e ditur se ai do të jetë gati.

Emri i lojtarit ka qenë i përfshirë në  listën e plotë të skuadrës së Romës për udhëtimin drejt ‘San Siro’, përcjell lajmi.net.

Lista e plotë:
Olsen, Fuzato, Mirante; Juan Jesus, Kolarov, Marcano; Fazio, Florenzi, Manolas, Cristante, Pellegrini, Coric; Zaniolo, Pastore, Nzonzi, Riccardi, Perotti; Dzeko, Schick, Cengiz, Kluivert, El Shaarawy

Për skuadrën do të vazhdojnë të mungojnë De Rossi, Davide Santon dhe Rick Karsdorp.

Ndeshja mes Romës dhe Inter do të ketë rëndësi të madhe për ecurinë e garës për një vend në top katërshen e Serie A.

Për skuadrën e udhëhequr nga Cluadio Ranieri, tri pikët në këtë takim janë jetike. /Lajmi.net/