Roma me vëshitrësi mposht Salernitanan, në ndeshjen e parë të Serie A

Roma ka marr një fitore minimale ndaj Salernitanas. Ekipi i Jose Mourinhos e filluan me fitore Serie A, pasi fituan 1:0 në udhëtim. Roma fitoi, por me mund të madh, transmeton lajmi.net. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Cristante në minutën e 33` të ndeshjes. Në këtë takim debutoi edhe Paulo Dybala, por…

Sport

14/08/2022 22:41

Roma ka marr një fitore minimale ndaj Salernitanas.

Ekipi i Jose Mourinhos e filluan me fitore Serie A, pasi fituan 1:0 në udhëtim.

Roma fitoi, por me mund të madh, transmeton lajmi.net.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Cristante në minutën e 33` të ndeshjes.

Në këtë takim debutoi edhe Paulo Dybala, por nuk arriti të lë gjurmë, në paraqitjen e parë me ekipin e tij tashmë të ri.

‘Romakët’ krijuan edhe raste të tjera me Zaniolon , por që nuk u konktretizuan në gola.

Salernitana në këtë takim kishte disa raste, por porta e Patricios nuk u tund.

Kështu Roma mori fitoren e parë, në xhiron e parë të edicionit të ri në ligën italiane./Lajmi.net/