Roma me ofertë të pabesueshme për Higuain

Roma dëshiron me çdo kusht ta bind Gonzalo Higuainin saqë ata do t'i ofrojnë sulmuesit të Juventusit shiritin e kapitenit, shkruan Corriere dello Sport.

Sport

15/07/2019 16:36

‘Giallorossi’ nuk e ka mbajtur të fshehtë dëshirën për të nënshkruar me Higuain, por qendërsulmuesi është i bindur se ai do të refuzojë të gjitha propozimet nga Italia.

Sipas raportimeve të fundit, Roma është duke shkuar aq larg sa t’i premtojë ‘El Pipitas’ shiritin e kapitenit nëse ai pajtohet me marrëveshjen, transmeton lajmi.net.

Vetë fakti që ata janë duke shënjestruar Higuainin nga Juventusi është duke shkaktuar polemika mes tifozëve të Romës, por duke e bërë atë kapiten do të krijonte një trazirë.

Për dekadat e fundit, shiriti i kapitenit është mbajtur nga Giuseppe Giannini te Francesco Totti, Daniele De Rossi dhe tani Alessandro Florenzi.

Totti dhe De Rossi tashmë janë pensionuar, ndërsa Florenzi pritet të largohet nga ‘Olimpico’. /Lajmi.net/