Roma me lehtësi mposht Torinon – siguron një vend në Evropa Ligë

Roma ka mposhtur Torinon në ndeshjen e fundit të tyre në Seria A.

Sport

20/05/2022 22:39

Ekipi i Jose Mourinhos arriti fitore 3:0 ndaj Torinos.

Kështu me këtë fitore, ‘Romakët’ zyrtarisht do të luajnë në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm.

Serinë e golave e hapi Abraham, i cili shënoi golin e parë në minutën e 33` të ndeshjes.

Pa përfunduar pjesa e parë i njëjti gjeti golin e dytë personal, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 42` të ndeshjes.

Pjesa e dytë më e mirë ishte sërish për mysafirët.

Ata shënuan edhe një herë me anë të Pellegrinit në minutën e 73`, nga pika e bardhë.

Kështu me këtë fitore Roma qëndron në vendin e gjashtë me 63 pikë, ndërsa Torino në të 11-tin me 50 sosh./Lajmi.net/