Roma luan miqësore ndaj Triestinas, Kumbulla titullar në formacionin e Mourinhos

Marash Kumbulla ka startuar si titullar nën urdhërat e Jose Mourinhos.

Sport

21/07/2021 19:37

Roma po zhvillon miqësoret parasezonale ku për herë të parë janë nën drejtimin e trajnerit të ri, Jose Mourinhos, shkruan lajmi.net.

Mourinho njihet për ashpërsinë e tij me lojtarë të caktuar, dhe mediat italiane theksonin se disa lojtarë të Romës do të vuanin me ardhjen e tij.

Mirëpo, Marash Kumbulla nuk është njëri prej tyre, pasi siç duket ai po vlerësohet nga tekniku portutez.

Mourinho e vendosi Kumbullën si titullar në miqësoren ndaj Triestinas, të cilën po e zhvillon Roma tani.

Formacioni i Romës ndaj Triestinas:

(4-2-3-1): Fuzato; Reynolds, Ibanez, Kumbulla, Tripi; Bove, Villar; Mkhitaryan, Pellegrini, Zaniolo; Dzeko./Lajmi.net/