Roma lë pas Juven dhe Napolin, prinë garën për Icardi

Ylli i Inter, Mauro Icardi, vazhdon të jetë lojtari në qendrën e vëmendjes në merkaton italiane.

Sport

13/08/2019 11:00

Icardi është në kërkim të një skuadre të re, pasi lojtarit i është bërë me dije se Antonio Conte nuk kalkulon në shërbimet e tij.

Gjigantët tjerë të Serie A si Roma, Napoli e Juventus janë skuadrat që kërkojnë shërbimet e lojtarit argjentinas, dhe mediet italiane kanë zbuluar favoritin.

‘Sky Sport Italy’ raporton se Roma është në ‘pole position’ për nënshkrimin e Icardi, transmeton lajmi.net.

Icardi është afër transferimit tek Roma, por lojtari ka lënë të kuptohet se në rast se merr ofertë nga Juventus, atëherë zgjedhja do të jenë kampionët e Serie A.

Edhe Monaco e Napoli mbeten në garë për shërbimet e ish kapitenit të Inter. /Lajmi.net/