Roma kontakton Sociedadin për Januzaj – ky është plani i hedhur në tavolinë

Roma po synon me çdo kusht transferimin e yllit me prejardhje nga Kosova.

Sport

19/01/2020 12:23

Adnan Januzaj është lojtari që po prinë në listën e dëshirave të Romës, për merkaton e janarit.

‘Dailymail’ shkruan se Roma janë të vendosur të afrojnë lojtarin e Real Sociedad, Adnan Januzaj, transmeton lajmi.net.

‘Giallorossi’ duan të transferojnë Januzajn në formë huazimi, me mundësi për blerje në fund të sezonit.

Lëndimi i Nicolo Zaniolo ka lënë hapësira te skuadra e Romës, dhe Januzaj shihet si ideali për zëvendësimin e tij.

Roma veçse ka kontaktuar Sociedadin për Januzaj dhe mund të nënshkruajnë me të një marrëveshje permanente, për 13 milionë funte, gjatë verës, nëse arrihet akordi. /Lajmi.net/