Roma konsideron blerjen e sulmuesit premtues të Ajax
Roma ka filluar përgatitjet për afatin kalimtar të janarit.

Sport
Në listën e dëshirave të romakëve së fundmi po figuron edhe emri i yllit të Ajax, Kasper Bolberg, raporton “Corriere dello Sport”, transmeton lajmi.net.
Sulmuesi danez është kthyer në formën e tij të lartë edhe njëherë pas lëndimit që e la jashtë fushave për disa kohë.
Ai ka shënuar këtë sezon pesë gola në tetë ndeshje të luajtura në Eredivisie.
21 vjeçari ka një kontratë me Ajax deri në vitin 2022, por Roma po shpreson të lidhet me të përmes ish bashkëlojtarit të tij, Justin Kluivert.
Mbetet të shihet nëse italianët do ta konkretizojnë planin e tyre në afatin kalimtar të janarit. /Lajmi.net/