Roma kërkon 40 milionë euro për kartonin e Zaniolo

Nicolo Zaniolo vazhdon të jetë në mesin e lojtarëve më të përfolur para merkatos së verës.

Sport

07/04/2022 23:50

Ylli i Romës po shkon drejt muajve të fundit të kontratës së tij dhe interesimi për të brenda Italisë është shumë i madh.

Skuadra e Juventus është më e interesuara për të. ‘Zonja e Vjetër’ e sheh italianin si zëvendësues ideal për Paulo Dybala.

Sipas raportimeve nga Italia, Juve janë gati të paguajnë 40 milionë euro për kartonin e lojtarit të Romës, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, Roma kërkon më shumë sesa kaq. ‘Gazzetta dello Sport’ bën të ditur se ‘Giallorossi’ nuk pranojnë asgjë nën 60 milionë euro.

Zaniolo ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2024 me Romën, por nuk po përfshihet në bisedime për një rinovim të mundshëm. /Lajmi.net/