Roma interesohet për De Gean

Trajneri Jose Mourinho ka kërkuar nga Roma shërbimet e portierit të Manchester Unitedit, David de Gea.

Sport

06/05/2021 17:42

Portieri Antonio Mirante do largohet nga klubi dhe tekniku portugez dëshiron të gjejë zëvendësues për Paul Lopez, transmeton lajmi.net.

Një ndër lëvizjet e para për Mourinhon, është të gjejë portier të ri që t’i përshtatet klubit italian.

Asnjë nga trajnerët e Romës nuk e ka bindur Mourinhon, që e ka vendosur De Gean në maje të listës së dëshirave.

De Gea sonte (e enjte) pritet të jetë titullar ndaj Romës në Ligën e Evropës.

United ka epërsinë e lartë me rezultat 6 – 2 ndaj italianëve./Lajmi.net/