Roma i kthehet fitores

Roma i është kthyer fitores, pas katër barazimesh radhazi. Skuadra ‘Giallorosse’ ia doli ta mposht Fiorentinën me rezultat 2:1, në ndeshjen kryesore të xhiros së 15’të në Serie A. Mbrojtësi i djathtë, Maicon, e ka kaluar ekipin kryeqytetas italian në avantazh në minutën e shtatë, ndërsa Juan Vargas nivelizoi gjithçka në minutën e 29’të. Për…

Sport

08/12/2013 13:21

Roma i është kthyer fitores, pas katër barazimesh radhazi. Skuadra ‘Giallorosse’ ia doli ta mposht Fiorentinën me rezultat 2:1, në ndeshjen kryesore të xhiros së 15’të në Serie A.

Mbrojtësi i djathtë, Maicon, e ka kaluar ekipin kryeqytetas italian në avantazh në minutën e shtatë, ndërsa Juan Vargas nivelizoi gjithçka në minutën e 29’të.

Për fitoren e Romës u përkujdes Mattia Destro, që e shënoi golin vendimtar në minutën e 67-të. Roma luajti me një lojtar më pak në minutat e fundit, pas ndëshkimit me karton të kuq të Miralem Pjanic.

Roma e shfrytëzoi gabimin e Napolit, duke u shkëputur në pesë pikë ndaj tij. Falë kësaj fitoreje, ekipi i Rudi Garcias e përforcoi pozitën e dytë, duke e mbajtur distancën prej tri pikësh me liderin Juventus.