Roma heq dorë përfundimisht nga Xhaka, vihet pas yllit të Borussia Dortmundit

Me Arsenalin që tani refuzon ta shesë mesfushorin Granit Xhaka, trajneri Jose Mourinho dhe Roma është duke shikuar mundësinë e transferimit të mesfushorit së Borussia Dortmundit, Thomas Delaney.

Sport

02/08/2021 17:18

Xhaka ishte zgjedhja e parë e Mourinhos që nga koha kur arriti te Roma, por Arsenal refuzoi disa propozime dhe së fundmi trajneri Mikel Arteta konfirmoi se nuk largohet, transmeton lajmi.net.

Sipas Calciomercato dhe Bild, shënjestra tjetër e Romës do jetë Delaney që është në fundin e kontratës me Dortmundin.

Vlera e lojtarit është 10 milionë euro, por duke marrë parasysh që ka një vit në kontratë, Roma shpreson ta kompletojë transferimin për më pak.

Danezi ka shënuar 60 gola për shtetin e tij duke iu ndihmuar të kualifikohen deri në gjysmëfinale të “Euro 2020”.

Ndërkohë, edicionin e kaluar me Dortmund shënoi një gol dhe dhuroi pesë asistime në 34 ndeshje./Lajmi.net/