Roma fiton miliona euro nga UEFA pas fitores ndaj Shakhtar Donetsk

Roma do të fitojë 10 milionë euro shtesë pas kualifikimit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

14/03/2018 11:24

Roma do të fitojë 10 milionë euro shtesë pas fitores ndaj Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampionëve.

Në përgjithësi, Seria A, për herë të parë pas 11 vitesh do t’i ketë dy ekipe në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Së bashku me Romën, në çerekfinale është kualifikuar edhe Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Shorti i çerekfinales në Ligën e Kampionëve do të tërhiqet më 16 mars. /Lajmi.net/