Roma eliminon Juventusin

Roma mposhti Juventusin 1:0 në Olimpico dhe u kualifikua për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në një duel ku trajneri i Bianconerëve, Antonio Conte vendosi të bëjë plot gjashtë ndryshime në formacionin bazë, Giallorossët e shfrytëzuan avantazhin e paraqitjes me futbollistët më të mirë në dispozicioni dhe përparësinë e terrenit vendas duke eliminuar nga…

Sport

21/01/2014 22:04

Roma mposhti Juventusin 1:0 në Olimpico dhe u kualifikua për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Në një duel ku trajneri i Bianconerëve, Antonio Conte vendosi të bëjë plot gjashtë ndryshime në formacionin bazë, Giallorossët e shfrytëzuan avantazhin e paraqitjes me futbollistët më të mirë në dispozicioni dhe përparësinë e terrenit vendas duke eliminuar nga gara kampionin në fuqi të Italisë.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, edhe ajo e dyta nuk është se solli ndonjë rast ideal për të dyja ekipet deri tek goli vendimtar.

Në fakt, Juventus mendoi se kaloi në epërsi kur Federico Peluso realizoi me kokë mirëpo gjyqtari anësor sinjalizoi se topi kishte dalë jashtë vijave që nuk dukej e qartë edhe pas përsëritjes së rastit.

Kurse, Gervinho realizoi nga afërsia në minutën e 79’të duke kualifikuar ekipin e tij në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, kurse e eliminoi nga gara Juventusin.