Roma e ‘nervozon’ Juventusin për Dzekon

Roma ka shkaktuar pakënaqësi te Juventusi për shkak të Edin Dzekos.

Sport

19/09/2020 12:29

Trajneri i verdhekuqve Paulo Fonseca mund ta aktivizojë sot sulmuesin boshnjak në ndeshjen e parë të këtij sezoni të kampionatit italian kundër Veronës teksa e grumbulluar.

Për shkak se nesër Juventusi luan kundër Sampdorias, bardhezinjtë nuk kanë një qendërsulmues të mirëfilltë, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” shpresojnë që Dzeko të vijë të paktën nesër pasdite në Torino dhe të hënën të kryejë analizat mjekësore.

Ai do të zëvendësohet nga futbollisti i Napolit Arkadiusz Milik. /Lajmi.net/