Roma e merr një super-lajm disa orë para ndeshjes me Barcelonën

Mesfushori Radja Nainggolan është gati të luajë nga minuta e parë.

Sport

04/04/2018 16:29

Roma e ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes me Barcelonën.

Mesfushori Radja Nainggolan është gati të luajë nga minuta e parë, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas portaleve kryeqytetase të afërta me klubin romak, Eusebio Di Francesco do ta inkuadrojë nga minuta e parë “bishën” belge.

Sfida fillon prej orës 20:45 në “Camp Nou”. /Lajmi.net/