Roma e gjen zëvendësuesin e Xhakës

Transferimi i Granit Xhakas tek Roma është komplikuar.

Sport

31/07/2021 09:44

Granit Xhaka mund të mos transferohet tek Roma pas zhvillimeve të fundit, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja është larg pasi Roma ka ofruar vetëm 15 milionë euro dhe nuk është e gatshme ta rrisë ofertën në më shumë se 18 milionë, ndërsa Arsenali kërkon 25 milionë dhe nuk do të pranojë ta lëshojë kapitenin e Zvicrës në më pak se 23 milionë.

“The Athlethic” shkruante dje se Arsenali i ka ofruar kontratë të re Xhakës dhe kjo gjë e ka bërë Romën të mendojë menjëherë për një alternativë tjetër.

Xhaka ende është i dëshiruar nga Mourinho, por nëse marrëveshja me të nuk arrihet, atëherë Roma kthen sytë nga Thomas Delaney nga Borussia Dortmund.

Danezi është mesfushor 30 vjeçar që luan pozitën e njëjtë dhe ai mund të jetë një opsion më i lirë sesa Xhaka./Lajmi.net/