Roma “dorëzohet” në garën për Ruganin

Roma është tërhequr nga gara për të nënshkruar me mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani.

Sport

09/06/2020 16:21

Italiani është lojtari më i përfolur për një largim nga Juventus, shkaku i hapësirave të vogla që ka nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri.

Shumë skuadra janë përmendur si destinacione për të ardhmen e 25 vjeçarit, dhe në mesin e tyre ka qenë edhe Roma.

Por, tani Roma është tërhequr nga gara raportojnë mediet në Itali.

Rugani fiton 3.5 milionë euro në sezon te Juventus, shumë kjo e papërballueshme për Romën.

Kujtojmë se Rugani në karrierën e tij ka veshur edhe fanellën e Empolit./Lajmi.net/