Roma dominon Livornon

Roma pa probleme mposhti Livornon 3:0 në Olimpico, në kuadër të xhiros së 20’të në Serie A. Giallorossët morën pikë të plota para ballafaqimit me Juventusin të martën në çerekfinale të Kupës së Italisë, duke shtuar presionin ndaj Bianconerëve që ndeshen sonte me Sampdorian në Torino. Mattia Destro e kaloi Romën në epërsi herët në…

Sport

18/01/2014 18:53

Roma pa probleme mposhti Livornon 3:0 në Olimpico, në kuadër të xhiros së 20’të në Serie A.

Giallorossët morën pikë të plota para ballafaqimit me Juventusin të martën në çerekfinale të Kupës së Italisë, duke shtuar presionin ndaj Bianconerëve që ndeshen sonte me Sampdorian në Torino.

Mattia Destro e kaloi Romën në epërsi herët në minutën e gjashtë kur realizoi nga afërsia. Kurse, mesfushori Kevin Strootman e dyfishoi avantazhin e skuadrës së trajnerit Rudi Garcia pas 36 minutash lojë.

Rezultatin përfundimtar dhe fitoren e Romës e vulosi Adem Ljajic me golin e tij në minutën e 78’të.

Me këtë fitore, Roma afrohet në pesë pikë ndaj Juventusit, që sonte pret Sampdorian.