Roma dhe Monchi të etur pas këtij lojtari

15:10 | 10 Tetor 2018

Katër gola në tetë ndeshje të ligë, dy paraqitje të shkëlqyera në Ligën e Kampionëve dhe shumë cilësi të tjera.

Hakim Ziyech ka treguar edhe një herë formën e tij të shkëlqyer, ashtu si sezoni i kaluar, shfaqi cilësinë e tij.

Siç mësohet nga Fabrizio Romano, gazetar i “Calciomercato.com”, drejtori sportiv i Romës, Monchi, ende po e kërkon lojtarin, pasi nuk arriti të arrij një marrëveshje verën e kaluar, përcjell “lajmi.net”.

Në të vërtetë, ‘Giallorossi’ arriti një marrëveshje verbale me Ziyech dhe agjentin e tij në verën e kaluar, me vlerë 2.5 milionë euro, me një kontratë deri në vitin 2023. Megjithatë,  Ajaxi nuk ishte i gatshëm ta lejonte largimin e tij.

Skuadra holandeze ka kërkuar 35 milionë euro plus bonuset, po që kjo ishte konsideruar tejet e lartë nga romakët, transmeton “lajmi.net”.

Tani, megjithatë, Ziyech po tregon edhe një herë cilësinë e tij dhe gjërat me siguri nuk do të bëhen më të lehta për Monçin, pasi disa skuadra të mëdha, i duan shërbimet e tij.

Çmimi është rritur që nga koha e fundit dhe Ziyech mund të largohet nga Ajaxi mbi shumën e 50 milionë eurove. /Lajmi.net/