Roma dhe Genoa ndajnë pikët në ndeshjen që dhuroi gjashtë gola

Roma dhe Genoa kanë ndarë pikët duke barazuar 3:3 në stadiumin ‘Olimpico’, në ndeshjen e javës së parë në Serie A.

Sport

25/08/2019 22:42

Pjesa e parë e kësaj ndeshje dhuroi katër gola, me Cengiz Under që në minutën e 6’ shënoi për 1:0.

Festa e Romës nuk zgjati shumë, pasi Andrea Pinamonti barazoi në 1:1 pas dhjetë minutave.

Pas gjysmë ore loje, Roma pa veten sërish në epërsi, kur Ednin Dzeko realizoi për 2:1.

Mysafirët arritën që në pushimin e pjesës së parë të shkojnë me barazim 2:2, me Domenico Criscito që u tregua i saktë nga penalltia.

Aleksandar Kolarov me të filluar pjesa e dytë, dërgoi edhe një herë në epërsi Barcelonën, 3:2, para se Christian Kouame, të barazonte për 3:3./Lajmi.net/