Roma dëshpëron përsëri, mposhtet nga Udinese duke mos shfrytëzuar gabimin e Napolit

Roma ka mbajtur në maksimum shpresat e Napolit për pozitën e pestë në Serie A.

Sport

02/07/2020 23:38

Në ndeshjen e luajtur në terrenin e vet, Roma ka pësuar humbje 0:2 ndaj Udinese, shkruan lajmi.net.

‘Giallorossi’ luajtën me 10 lojtarë për më shumë se 60 minuta në këtë ndeshje, duke i bërë një favor të madh Napolit me humbjen e pësuar.

Goli i parë i ndesdhjes erdhi në minutën e 12′, kur Kevin Lasagna dërgoi topin në rrjetën e nikoqirëve.

Në minutën e 30′, Diego Perotti dogji planet e Paulo Fonseca, duke u ndëshkuar me kartonin e kuq.

Goli i dytë i mysfariëve erdhi nga Ilija Nestorovski, i cili në minutën e 78′ shënoi për rezultatin final 0:2.

Me këtë fitore, Udinese ngritet në kuotën e 31 pikëve, për pozitën 14, kurse Roma mbetet me 48 pikë në pozitën e katërt – vetëm tri pikë më shumë sesa Napoli. /Lajmi.net/