Roma blindon Benatian
Mehdi Benatia nuk do të transferohet në Manchester United. Trajneri i Romës, Rudi Garcia kërkon që t’i vihet fundi spekulimeve të tilla sepse qendërmbrojtësi ka kontratë afatgjate në Olimpico.

Sport
Trajneri i Romës, Rudi Garcia ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Mehdi Benatias në Manchester United, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Qendërmbrojtësi i Giallorossëve spekulohet se është një prej futbollistëve të kërkuar nga menaxheri i ri i gjigantit anglez, Louis van Gaal.
Mirëpo, Garcia ka insistuar se Benatia ka kontratë afatgjate me Romën dhe nuk ja vlen të spekulohet mbi të ardhmen e tij.
“Mehdi më duket se ka edhe katër vjet kontratë me Romën andaj mjaft”, deklaroi Garcia pas fitores ndaj Eltendorfit në ndeshje miqësore me rezultat të thellë 5:0.