Roma barazon rezultatin, shënon Pellegrini

Lorenzo Pellegrini ka shënuar në Amsterdam.

Sport

08/04/2021 22:19

Ajax dhe Roma po përballen në kuadër të çerekfinales së Europa League, shkruan lajmi.net.

Holandezët avancuan në pjesën e parë me golin e Klaassen, pastaj edhe Tadic pati një rast të shënojë nga penaltia por nuk shënoi.

E kur nuk shënon, rregulli i pashkruar i futbollit thotë se do të pësosh.

Lorenzo Pellegrini barazoi shifrat në Amsterdam në min (57’).

Rezultati momental, Ajax 1-1 Roma./Lajmi.net/