Roma arrin marrëveshje për Hysaj – përgatiten milionat

19:35 | 9 Nentor 2019

Elseid Hysaj duket se është në ndeshjet e tij të fundit me skuadrën e Napoli.

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Hysaj, pritet të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij në Serie A.

‘Corriere dello Sport’ raporton se Roma ka arritur marrëveshje me Napoli, për transferimin e Hysaj, transmeton lajmi.net.

Klubi nga kryeqyteti do të paguajë 25 milionë euro  për yllin 25 vjeçar.

Hysaj lidhej me një kalim të mundshëm tek Roma edhe gjatë verës, por një marrëveshje finale nuk u arrit.

Mbetet të shihet nëse janari do të jetë vendimtarë për marrëveshjen rreth këtij transferimi. /Lajmi.net/