Roland Garros, Nadal në rrugë të mirë për të barazuar rekordin e Federer
Qëllimi i Rafael Nadal për të barazuar rekordin e 20 Grand Slams të Roger Federer, në Roland Garros të këtij viti në Francë mbetet i gjallë pas fitores ndaj Jannik Sinner për t'u kualifikuar në gjysmëfinale.
Sport
Tenisti italian fitoi setin hapës, por 12 herë kampioni spanjoll u kundërpërgjigj vrullshëm për të marrë fitoren.
Nadal dominoi pjesën tjetër të çerekfinales dhe vulosi një fitore 7-6 (7-4) 6-4 6-1.
Ai tani do të përballet me Diego Schwartzman.
Argjentinasi mundi Nadal në Romë muajin e kaluar, por spanjolli ka fituar titullin në çdo rast sa herë ka arritur në gjysmëfinale të French Open. /Lajmi.net/