Roland Garros do të luhet me tifozë

Presidenti i Federatës Franceze të Tenisit, Bernard Giudicelli, konfirmoi këtë të enjte se turneu Roland Garros do të luhet me publik këtë vit, me një kapacitet prej 50 deri 60%.

Sport

02/07/2020 16:30

E planifikuar nga 21 shtator, për fillimin e kualifikimit, deri më 11 tetor, Roland Garros do të luhet me tifozë, por me një kapacitet të kufizuar në 50-60%, tha presidenti i FFT, Bernard Giudicelli këtë të enjte, transmeton lajmi.net.

Për më tepër, zyra e biletave do të hapet më 9 korrik për anëtarët dhe më 16 korrik për publikun e gjerë. /Lajmi.net/