Rojo s’ka leje

Marcos Rojo nuk do të debutojë për Manchester Unitedin në ndeshjen kundër Sunderlandit, të dielën. Mbrojtësi argjentinas ende nuk është pajisur me leje të punës dhe duhet të pres për t’u paraqitur me gjigantin anglez.

Sport

22/08/2014 19:49

Manchester United nuk është duke pasur fat me kampanjën e përforcimeve të deritashme gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Pas Luke Shaw i cili u dëmtua dhe do t’i mungojë ekipit edhe për disa javë, edhe blerja e re Marcos Rojo duhet të pres ende për të debutuar për gjigantin nga Old Trafford.

Sipas të përditshmes britanike “The Indipendent”, reprezentuesi argjentinas nuk e ka marrë ende lejen e punës dhe do të mungojë në ndeshjen e xhiros së dytë të Premierligës, kundër Sunderlandit, në program të zhvillohet të dielën.

United kërkon fitore në Stadium of Light pas disfatës së papritur në xhiron e parë nga Swansea në Old Trafford.