Rojo në Man Utd

Marcos Rojo është përforcimi më i ri i Manchester Unitedit. Mbrojtësi argjentinas ka bërë të ditur se është larguar nga Sporting Lisbon duke arritur marrëveshje me gjigantin nga Old Trafford.

Sport

19/08/2014 09:12

Marcos Rojo ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e tij nga Sporting Lisbon në Manchester United dhe theksoi se paraqitja për gjigantin e Premierligës është një “ëndërr”.

Më herët gjatë javës qarkulluan njoftime se United kishte pranuar të paguajë 20 milionë euro për reprezentuesin argjentinas dhe si pjesë e marrëveshjes për transferimin e tij në Old Trafford, mesfushori Nani do të shkojë në drejtim të kundërt në formë huazimi për një stinor.

Dhe, sipas Rojos marrëveshja është arritur.

“Ndihem si në ëndërr, të jem futbollist i Manchester Unitedit”, deklaroi mbrojtësi për “ARG Radio Continental”. “Largimi nga Sporting nuk ishte i lehtë”, u shpreh ai.