Rojo e merr lejen

Përforcimi i ri Marcos Rojo më në fund mund të debutojë për Manchester Unitedin në Premierligë. Mbrojtësi argjentinas është pajisur me lejen e punës dhe është i lirë të luajë për gjigantin anglez.

Sport

05/09/2014 10:37

Marcos Rojo më në fund mund të luajë për Manchester Unitedin.

Reprezentuesi argjentinas ka marrë lejen e punës dhe tani është i lirë të paraqitet për gjigantin nga Old Trafford ku erdhi nga Sporting Lisbon gjatë afatit kalimtar të verës për 20 milionë euro.

Aktualisht, ligat kryesore evropiane janë në pauzë për shkak të obligimeve ndërkombëtare, andaj Rojo mund të debutojë për skuadrën e menaxherit Louis van Gaal në duelin e radhës në Premierligë kundër Queens Park Rangers, në Old Trafford më 14 shtator.

Rojo ishte një prej gjashtë përforcimeve të realizuara nga Van Gaal së bashku me Radamel Falcao, Angel Di Maria, Daley Blind, Luke Shaë e Ander Herrera.