Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksionin kundër bizneseve “Call Center”
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe të Gjermanisë për suksesin e përbashkët në operacionin e kësaj jave kundër krimit të organizuar, më saktësisht kundër mashtrimit të bizneseve “Call Center” në vendin tonë. Ai gjithashtu u shpreh falënderues ndaj oficerëve që morën pjesë në këtë aksion. “Këtë javë Policia…
Lajme
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe të Gjermanisë për suksesin e përbashkët në operacionin e kësaj jave kundër krimit të organizuar, më saktësisht kundër mashtrimit të bizneseve “Call Center” në vendin tonë.
Ai gjithashtu u shpreh falënderues ndaj oficerëve që morën pjesë në këtë aksion.
“Këtë javë Policia e Gjermanisë dhe ajo e Kosovës kryen me sukses një operacion të përbashkët kundër mashtrimit me Call Center në Kosovë. Ky operacion nënvizon bashkëpunimin e shkëlqyer të autoriteteve tona në luftën kundër krimit të organizuar. Faleminderit të gjithë oficerëve të përfshirë për punën e shkëlqyer ekipore”, ka shkruar ambasadori në X.
Në këtë aksion u arrestuan 20 persona e u konfiskuan 120 mijë euro, sipas Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës dhe ajo gjermane kontrolluan gjithsej 14 lokacione në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë.