Rohde: Gjermania dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në BE
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania mbështet Kosovën dhe Serbinë që të kontribuojnë në procesin e Berlinit. Kështu ka deklaruar Rohde përmes një postimi në faqen e tij në Twitter, ku ka shtuar se Gjermania po ashtu dëshiron që Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në BE, shkruan…

Lajme
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania mbështet Kosovën dhe Serbinë që të kontribuojnë në procesin e Berlinit.
Kështu ka deklaruar Rohde përmes një postimi në faqen e tij në Twitter, ku ka shtuar se Gjermania po ashtu dëshiron që Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në BE, shkruan lajmi.net.
“Konferenca e 3 nëntorit në Berlin si pjesë e Procesit të Berlinit do të jetë një mundësi për përparim që nuk duhet ta humbasim. Gjermania dëshiron që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në Bashkimin Evropian, si dhe mbështet që Kosova dhe Serbia të kontribuojnë në këtë proces në mënyrë konstruktive”, ka thënë Rohde. /Lajmi.net/
The conference on 3rd November in Berlin as part of the #BerlinProcess will be an opportunity for progress that we must not miss. Germany wants KOS/WEB6 in the EU and counts on both KOS/SRB to contribute to the process constructively. https://t.co/bqcxuMkxd1
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 15, 2022