Rodrygo pritet ta ndryshojë agjentin – babai i Neymar njëri na kandidatët

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, së shpejti pritet ta ndryshojë agjentin e tij. Kështu të paktën raporton MARCA, sipas të cilëve lojtari po kërkon dikë tjetër në këtë profesion, transmeton lajmi.net. Po i njëjti burim thotë se kandidati i mundshëm për ta zënë vendin e agjentit te Rodrygo është babai i Neymarit. Në listën e…

Sport

23/11/2022 16:33

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, së shpejti pritet ta ndryshojë agjentin e tij.

Kështu të paktën raporton MARCA, sipas të cilëve lojtari po kërkon dikë tjetër në këtë profesion, transmeton lajmi.net.

Po i njëjti burim thotë se kandidati i mundshëm për ta zënë vendin e agjentit te Rodrygo është babai i Neymarit.

Në listën e kandidatëve që mund të jenë agjentë të Rodrygos është edhe agjenti i Militaos, Ulisess Jorge. /Lajmi.net/