Rodrygo pas fitores ndaj Atletico: Ata flisnin shumë, ju treguam kush jemi

Rodrygo ka dhënë komentet e tij pas fitores ndaj Atletico Madrid. Ylli brazilian i Real Madrid, Rodrygu nuk ka kursyer goditjet për rivalin lokal as pas ndeshjes. Rodrygo ka thënë se fitorja në fushën e blertë ishte si përgjigje për fjalët e shumta të lojtarëve të Atleti para ndeshjes. “Ata flisnin shumë. Ne ju treguam…

Sport

18/09/2022 23:46

Rodrygo ka dhënë komentet e tij pas fitores ndaj Atletico Madrid.

Ylli brazilian i Real Madrid, Rodrygu nuk ka kursyer goditjet për rivalin lokal as pas ndeshjes.

Rodrygo ka thënë se fitorja në fushën e blertë ishte si përgjigje për fjalët e shumta të lojtarëve të Atleti para ndeshjes.

“Ata flisnin shumë. Ne ju treguam se kush jemi”, ka thënë Rodrygo, transmeton lajmi.net.

Tutje, sulmuesi i Real Madrid foli edhe për asistimin që i dha shoku i skuadrës, Tchouameni.

“Asisti i Tchouameni ishte i bukur. Duhet t’i them faleminderit”, shtoi braziliani.

Real Madrid mban pozitën e parë pas gjashtë xhirove, me pikët e plota (18). /Lajmi.net/