Rodrygo paralajmëron Liverpoolin

Anësori i Real Madridit, Rodrygo Goes ka një mesazh për Liverpoolin.

Sport

05/05/2022 19:39

Real Madridi ishte në disavantazh prej dy golash ndaj Man City, kur në fushë u shfaq heroi i takimit Rodrygo i cili brenda një minute shënoi dy gola për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

E pas vazhdimeve ishte Karim Benzema që ia siguroi Realit kualifikim me rezultat të përgjithshëm 6:5, në finale të garës më prestigjioze në futboll, Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes Rodrygo tregoi se i kishte thënë babit të tij që do shënonte tri gola ndaj gjigantit anglez, por në fakt ai shënoi dy.

Më pas ai tha se i ka shënuar dy gola, ndërsa golin e tretë do ta shënojë në finale ndaj Liverpoolit.

“Vëra bast me babain tim se unë do i shënoj tre gola dhe në fakt shënova dy. Po më mungon edhe një, do të konkretizojë edhe atë në finale”, ishin fjalët e brazilianit, përcjell lajmi.net.

Real Madridi do të ndeshet në finale të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin më 28 maj, më fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/