Rodriguez: Tani presioni është mbi Dortmundin

Ylli i Bayern Munich, James Rodriguez, beson se presioni i garës së titullit tashmë kalon tek Borussia Dortmund.

Sport

10/02/2019 13:45

Dortmund lëshoi një epërsi prej tri golave ndaj Hoffenheim për të barazuar me shifrat 3:3, barazim të cilin për mrekulli e shfrytëzoi Bayern Munich, të cilët ngushtuan diferencën në pesë pikë.

Pas këtyre ndodhive të kësaj fundjave, James Rodriguez beson se Dortmund është skuadra nën presion.

“Ata e dinë se nëse lëshojnë edhe ndonjë ndeshje, ata do të duhet të udhëtojnë këtu, kështu që edhe ata janë në presion” ka thënë James, transmeton lajmi.net.

“Ne gjithmonë jemi nën presion. Mendoj se do të prekim një nivel të lartë dhe mendoj se Dortmund janë ata që përballen me presionin” ishin fjalët e kolumbianit.

Ndeshja e radhës për Bayern (në Bundesliga) do të jetë kundër Augsburg, kurse Dortmund do të përballet me Nurnberg. /Lajmi.net/