Rodriguez refuzon Realin
Ylli i Monacos, James Rodriguez nuk dëshiron të transferohet në Real Madrid. Ai ka insistuar se do të mbetet në klubin francez, edhe gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport
James Rodriguez ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Monaco, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Ylli i Kolumbisë shkëlqeu gjatë Kampionatit botëror duke realizuar gjashtë gola në pesë ndeshje. Ai u shndërrua në objektiv të Real Madridit dhe Manchester Unitedit.
Por, Rodriguez ka insistuar se nuk mendon të largohet nga Franca. “Do të mbetem në Monaco, është një klub i madh”, deklaroi Rodriguez për “BeIn Sports”.
Edhe pse në të kaluarën ka pranuar se ëndërron të luajë për Real Madridin, Rodriguez duket se ende nuk është i gatshëm t’i bashkohet gjigantit nga Santiago Bernabeu.