Rodriguez në Premierligë?

Ylli i Kampionatit botëror në Brazil, James Rodriguez kërkohet nga Manchester United. Gjiganti nga Old Trafford është i gatshëm të paguajë 65 milionë funte për transferimin e futbollistit të Monacos.

Sport

05/07/2014 12:31

Manchester United është duke përgatitur një ofertë me vlerë prej 65 milionë funte për yllin e Monacos, James Rodriguez, pas paraqitjeve fantastike të tij në Kampionatin botëror.

22-vjeçari është shndërruar në yllin më të madh të garës në Brazil pasi udhëhoqi Kolumbinë drejt çerekfinales, ku u mposhtën nga Brazili. Por, Rodriguez udhëheq në renditjen e realizatorëve më të mirë me gjashtë gola.

Ai iu bashkua Monacos verën e kaluar për 45 milionë funte por mediat franceze raportojnë se United është i gatshëm të bëjë përpjekje për transferimin e tij, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Monaco nuk i ka problem paratë por është nën presion t’i respektojë rregullat e Fair-Playt Financiar andaj duhet të shesë ndonjë yll për të barazuar bilancin.

Radamel Falcao pritet të largohet në drejtim të Real Madridit kurse Rodriguez kërkohet nga Manchester United në Premierligë.