Rodriguez, më i mirë se 17 Kombëtare
Realizatori më i mirë deri më tani në Kampionatin botëror, James Rodriguez, me pesë gola, ka shënuar më tepër se 17 Kombëtare pjesëmarrëse në garën në Brazil.

Sport
E pabesueshme por e vërtetë. Një statistikë e thjeshtë tregon se James Rodriguez, aktualisht realizatori më i mirë i Kampionatit botëror me pesë gola, ka shënuar më shumë se 17 Kombëtare pjesëmarrëse në garën në Brazil.
Ylli i Monacos me golat e tij ka udhëhequr Kolumbinë drejt kualifikimit në çerekfinale ku do të luajnë kundër Brazilit të premten.
Ndërsa, kuota e tij prej pesë golave është më e lartë se totali i shënimeve të 17 Kombëtareve pjesëmarrëse në Botëror: Uruguai (4), Spanja (4), Bregu i Fildishtë (4), Bosnja e Hercegovina (4), Gana (4), Portugalia (4), Australia (3), Greqia (3), Koreja e Jugut (3), Japonia (2), Italia (2), Anglia (2), Eduadori (2), Rusia (2), Hondurasi (1), Irani (1) dhe Kameruni (1).