Rodriguez, ëndrra e Realit
James Rodriguez është ëndrra e vërtetë e Real Madridit. Los Blancos ia kanë vënë prioritet vetes që ta transferojnë në Santiago Bernabeu sulmuesin kolumbian.

Sport
Është James Rodriguez ëndrra e Real Madridit për sezonin tjetër. Lajmin e ka publikuar e përditshmja spanjolle, As, duke specifikuar se drejtuesit e Los Blancos kanë mbetur të impresionuar me paraqitjet e talentit të Monacos në Botërorin 2014.
Në rast të shitjes së Angel Di Marias, dhe të ndonjë lojtari tjetër si Casemiro, Morata e Diego Lopez, raportojnë mediat spanjolle, Real Madridi do të ishte i gatshëm t’i ofrojë 80 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e numrit 10.
Rodriguez duket të jetë prioritet i madrilenëve, por kampioni evropian e ka në ‘radar’ edhe sulmuesin tjetër kolumbian, Radamel Falcao, që po ashtu luan në Monaco.