Rodri ndërhyn keq ndaj Odegaard, reagojnë ashpër tifozët e Arsenal
Rodri i Man City akuzohet nga tifozët e Arsenalit për përpjekjen për t’i dhënë fund sezonit të Martin Odegaardit gjatë ndeshjes Spanjë kundër Norvegjisë. Odegaard është në detyrë ndërkombëtare teksa Norvegjia luajti kundër Spanjës (0:3), në një ndeshje të vështirë kualifikuese për Euro 2024 të shtunën. Norvegjezi në një moment gjatë ndeshje u përplas me…

Sport
Rodri i Man City akuzohet nga tifozët e Arsenalit për përpjekjen për t’i dhënë fund sezonit të Martin Odegaardit gjatë ndeshjes Spanjë kundër Norvegjisë.
Odegaard është në detyrë ndërkombëtare teksa Norvegjia luajti kundër Spanjës (0:3), në një ndeshje të vështirë kualifikuese për Euro 2024 të shtunën.
Norvegjezi në një moment gjatë ndeshje u përplas me mesfushorin e Manchester City.
Kapiteni i Arsenalit kaloi në mënyrë të shkëlqyeshme Dani Carvajal për të krijuar një hapje në portë, por u mohua nga Rodri i cili u përplas me të.
Odegaard u duk se mori një goditje të fortë dhe bëri me shenjë drejt gjyqtarit të ndeshjes, duke kërkuar një penallti.
Mbështetësit e Arsenalit në internet e akuzuan lojtarin e Man City për tentativë për të lënduar lojtarin e tyre përpara ndeshjeve vendimtare për titullit të Premier Ligës./Lajmi.net/
Rodri has got an agenda for that tackle, otherwise is the capitano fine🥹 pic.twitter.com/1jTaXofVOL
— Blëssêd ítesøt (@emmanuel_ayello) March 25, 2023