Rodri: Isha shumë i dobët dhe shënova gol, kjo është historike

Mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Rodri ka folur pas finales së madhe të UEFA Champions League, ku Manchester City u shpall kampion për herë të parë në histori. Kampioni i Premier League arriti fitore minimale 1 me 0 ndaj Interit në finalen e madhe të Stambollit, shkruan LIG Sport Goli i vetëm në stadiumin “Ataturk…

Sport

10/06/2023 23:14

Mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Rodri ka folur pas finales së madhe të UEFA Champions League, ku Manchester City u shpall kampion për herë të parë në histori.

Kampioni i Premier League arriti fitore minimale 1 me 0 ndaj Interit në finalen e madhe të Stambollit, shkruan LIG Sport

Goli i vetëm në stadiumin “Ataturk Olympic” në Stamboll të Turqisë, u shënua në minutën e 68’të dhe realizator ishte lojtari spanjoll, Rodri.

Por, mesfushori spanjoll në një intervistë të shkurt u shpreh jo i lumtur me lojën e tij.

“Isha shumë i dobët në pjesën e parë, dhe më pas shënova gol. E pabesueshme. Mendoj se bëm histori. Gjëja kryesore është që ne duam më shumë”, u shpreh Rodri.

Kujtojmë që Manchester City tani kompleton tripletën këtë sezon, duke fituar kështu titujt si: UEFA Champions, Premier League dhe FA Cup./Lajmi.net/