Rodman po ‘luan’ me jetën e Bae’s

Familjarë të burgosurit amerikan Kenneth Bae akuzojnë basketbollistin Dennis Rodman se ai po bën lojëra me deklaratat e tij, duke thënë se Bae e ka merituar që të burgoset në Kore të Veriut.

Lajme

08/01/2014 15:54

Dennis Rodman është duke “luajtur lojëra” me jetën e të burgosurit amerikan, Kenneth Bae, tha të mërkuren motra e të burgosurit.

“Nuk ka diplomaci, vetëm lojëra, dhe të gjitha këto në kurriz të vëllait tim”, thotë motra e Bae’s, Terri Chung në një deklaratë të lëshuar nga familja e të burgosurit, një ditë pasi ylli i basketbollit Rodman kishte deklaruar se burgosja e Bea’s në Korenë e Veriut është e merituar.

Një një paraqitje në emisionin “New Day” në CNN, Chung tha se ajo ishte shokuar pasi kishte dëgjuar Rodmanin duke thënë se vëllai i saj kishte bërë diçka gabim dhe prandaj është burgosur.

“Nuk jam e sigurt se prej nga është duke i marr ai këto informacione dhe gjithashtu nuk jam e sigurt se sa e besueshme mund të jetë lirimi i tij”, tha ajo.

Bae, i përshkruar nga anëtarët e familjes si një i krishterë i devotshëm, i cili ishte duke bërë një turne të ligjshëm në Korenë e Veriut, ishte dënuar me 14 vjet në vitin 2012, nën akuzën se ai ishte munduar që të kryente një operacion që kishte për qëllim që të rrëzonte shtetin ateist përmes aktiviteteve religjioze.

Regjimi gjithashtu e ka akuzuar Bae’n se ai ju ka bërë thirrje njerëzve që të bëjnë “akte armiqësore” kundër shtetit.

Kenneth Bale, babai I tre fëmijëve gjatë dënimit të tij ka vuajtur prej një seri problemesh

shëndetësore dhe mandej është dërguar nga burgu për në kampin spitalor.

Rodman kishte udhëtuar në Korenë e Veriut për të zhvilluar një ndeshje basketbollistike me ekipin e Koresë së Veriut. Të mërkurën, ditën e ndjeshjes, njëkohësisht ishte edhe ditëlindja e liderit të vendit, Kim Jond Un, të cilin Rodmani e quajti si një shok të shpirtit.

Associated Press ka publikuar disa fotografi të Rodman’it duke luajtur një lojë së bashku me ish yjet e NBA’së kundër ekipit të Koresë së Veriut.

Rodman: Edhe 100, Kim Jong-un!

Rodman ndodhet në shtetin më të izoluar të botës së bashku me një seleksion të zgjedhur ish-basketbollistësh të NBA’së, për të zhvilluar një ndeshje ndaj kombëtares vendase në nder të \”liderit të respektuar\”.

Urimet e tij u përshëndetën në duartrokitje nga 14 mijë të pranishmit dhe nga vetë Kim Jong’un e bashkëshortja e tij, të ndodhur në tribunën VIP.

Më përpara, ish-ylli i Chicago Bulls, Denver Mavericks apo Los Angelos Lakers në NBA, e ka konsideruar Jong-unin si një \”mik për kokë\”.

\"\"

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë specifikuar se Rodman, në misionin e tij në Penian nuk përfaqëson vendin.

\"\"

Grupet e të drejtave të njeriut dhe vetë NBA kanë kritikuar sjelljen e 52-vjeçarit, duke e akuzuar se ka shpërfillur tërësisht statistikat që flasin për një abuzim tragjik dhe të gjithpërhapur me të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut.

\"140108080325-01-rodman-0108-horizontal-gallery\" \"140108080514-02-rodman-0108-horizontal-gallery\" \"140108082839-04-rodman-0108-horizontal-gallery\" \"140108082934-05-rodman-0108-horizontal-gallery\" \"140108083036-06-rodman-0108-horizontal-gallery\" \"140108083142-07-rodman-0108-horizontal-gallery\" \"140108083246-08-rodman-0108-horizontal-gallery\" \"140108083346-09-rodman-0108-horizontal-gallery\" \"140108083438-10-rodman-0108-horizontal-gallery\"