Rodman për dietën e tij kur luante me Jordan: Pija nga 10-15-20-30 gota Jagermeister

Dennis Rodman ka treguar për ‘regjimin’ e tij në kohën kur luante te Chicago Bulls.

Sport

29/06/2022 10:00

Një nga lojtarët ikona të NBA, Rodman njihet po ashtu edhe për sjelljet e tij jo aq konform rregullave.

Shpeshherë i përfshirë në incidente, ish-qendra e Bulls nuk ishte korrekt as në dietën e tij.

Ai ka bërë të ditur se rrinte tërë natën duke konsumuar alkool dhe shkonte në shtëpi në orën 5 të mëngjesit.

“Vozisja biçikletën, stërvitesha pas ndeshjes, pastaj shkoja për ndonjë biftek dhe më pas në klub nate”, ka thënë Rodman, transmeton lajmi.net.

“Pastaj shkoja në ndonjë bar, ku merrja nga 10-15-20-30 gota Jagermeister dhe kthehesha në shtëpi në orën 05:00, për t’u çuar në orën 09:30 për stërvitje”, shtoi ish-lojtari i Bulls.

Rodman pranonte shumë kritika edhe sa ishte lojtar aktiv, por ai kurrë nuk ndryshoi mënyrën e jetesës së tij. /Lajmi.net/